Suspendimi i komandantit të policisë në Skenderaj, Berisha: Në çka u mbështet ky vendim se mua nuk po ma kap logjika?

15 gusht 2024 | 15:20

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar në lidhje me suspendimin e komandantit të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pasi  ky i fundit ka shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.

Berisha përmes një video në “Facebook” ka thënë se shteti serb i ka shpërblyer policët që e kanë vrarë Faton Hajrizin, por që sipas tij kanë pasur mundësi edhe ta arrestojnë. “Shteti serb i ka shpërblyer policët që e kanë vra qytetarin e Kosovës, Faton Hajrizin, edhe pse kanë mundur mos me vrarë sepse sipas rregullave është dashur me e arrestuar, sepse i kanë pasur mundësitë. Ndërkohë Policia e Kosovës e kanë suspenduar një komandat të policisë vetëm pse ka shkuar në ngushëllime të një familje fisnike dhe e ndershme”, ka thënë Berisha.

Më tutje, Berisha ka kërkuar shpjegim nga Inspektorati Policor dhe nga Policia e Kosovës se në çfarë e kanë mbështetur vendimin për suspendimin e komandantit pasi i njëjti është shprehur se “mua nuk po ma kap logjika”.

“A mundet të me tregoj dikush prej Inspektoratit dhe prej policisë, çfarë krimi ka bërë një komandat që e ka bërë një veprim krejt njerëzor? A mundet të me tregoj dikush se në çka e kanë mbështetur vendimin për suspendimin se mua nuk po ma kap logjika, apo kemi filluar edhe ne tashti me i internuar edhe familjen sikur në kohën e komunizmit?”, ka përfunduar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka pritur ekipin olimpik…