Modriqi vendos një tjetër rekord te Reali

15 gusht 2024 | 16:21

Mosha është vetëm një numër për Luka Modric, që vijon të luajë futboll dhe të vendosë rekorde te Real Madridi. Me Superkupën që ngriti mbrëmjen e së mërkurës në Varshavë, mesfushori kroat kthehet në lojtarin me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.

Mes futbollit spanjoll dhe atij ndërkombëtar, Modriç numëron 27 trofe me “Los Blancos”. Mesfushori kroat ka fituar 4 herë titullin kampion në La Liga, 2 herë Kupën e Mbretit, 5 herë Superkupën e Spanjës, 6 herë Champions League, 5 herë Superkupën e Europës dhe 5 herë Botërorin për Klube.

Nëse i shtojmë “Topin e Artë” edhe trofetë me Dinamo Zagreb në Kroaci, në fillim të karrierës, atëherë këto numra bëhen me të vërtetë të paarritshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa zjarrfikësit në Kosovën jugore luteshin për shi në betejën…