Ukraina po kontrollon 80 vendbanime ruse

16 gusht 2024 | 08:07

Trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit të vogël rus Sudzha dhe do të hapë një zyrë komanduese ushtarake aty, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Zyra do ta mbikëqyrë ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe do të kujdeset për nevojat themelore të popullsisë vendase ruse”, tha Zelensky pas një takimi me komandantin e përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi.

Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediet sociale, tha se “më shumë se 80 vendbanime të tjera ishin kapur dhe se inkursioni ndërkufitar 10-ditor i Ukrainës vazhdoi të përparonte më thellë në Rusi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë nxehtë pritet të mbajë në vend gjatë ditës së…