Blerina Rogova Gaxha fillon punën e drejtoreshës në “Pjetër Bogdani”

16 gusht 2024 | 09:43

Poetja dhe studiuesja Blerina Rogova Gaxha ka nisur sot detyrën e drejtoreshës të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Rogova-Gaxha, në konkursin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpallur për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” muaj më parë, ka arritur që në testin me shkrim të marrë 51.8 poenë, kurse në intervistën me gojë 26 poenë.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës që prej themelimit të saj për herë të parë ka një drejtoreshë. /epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi  Gu, guu, guuu! – ia bëri Pëllumbi bardhosh…