Veseli reagon për protestën dhe për vizitën e Thaçit në veri

29 shtator 2018 | 22:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas zhvillimeve politike të ditës së shtunë, duke i cilësuar si inate dhe manipulime që lëndojnë besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës.

Përmes profilit të vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se të shtunën nuk fitoi asgjë Kosova, por humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. 

Postimi i plotë i Veselit:

Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri-tjetrit dhe manipuluesit politikë. 

Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njëri-tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme.

Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së dytë të…