Tonalit i përfundon dënimi, ja kur pritet të rikthehet në fushë

16 gusht 2024 | 11:46

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë. Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Newcastell do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier Ligë.

Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë më pas Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë me Newcastle. Tashmë është bërë zyrtarizimi i këtij fakti. Ndeshja e fundit e Tonalit në Premier Ligë ishte kundër

Crystal Palace më 21 tetor të vitit të kaluar.

Për shkak të dënimit për vënien e basteve, Tonali qëndroi për 10 muaj larg fushave të futbollit, ku humbi edhe finalet e evropianit me kombëtaren italiane, përveç gjobës prej 20 mijë eurosh dhe rrugës së rehabilitimit të detyrueshëm të nisur nga Tonali me një mjek psikiatër me përvojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Tajlandës e ka zgjedhur të premten Paetongtarn Shinawatran,…