Kastrati i PDK-së thotë presidentja po ik nga skena politike: E falënderojmë Kurtin që po kontribuon në këtë aspekt

16 gusht 2024 | 12:03

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, beson se presidentja Vjosa Osmani është në fund karrierës së saj politike.

Ai e ka bërë me dije se në largimin e saj prej skenës politike po kontribuon edhe kryeministri Albin Kurti.

Për këtë gjë ai e ka falënderuar shefin e ekzekutivit.

“Vjosa Osmani është Vjosa Osmani edhe shyqyr që kjo po ikë prej skenës politike, kësaj radhe ne do të falënderojmë edhe Kurtin se po kontribuon në këtë aspekt, e shfrytëzoi ashtu siç e kanë shfrytëzuar të tjerët dhe po i hedh në harresë të historisë politike. Ajo për aq sa do të jetë presidente do ta kryej obligimin kushtetues dhe të na tregojë se cilat janë ato data në mënyrë që ne t’i finalizojmë ato sepse siç e dini PDK-ja ka njoftuar për datën e vet sa më herë zgjedhjet edhe më mirë, mirëpo ju po e shihni që vetëm kemi hyrë në afatet e rregullta zgjedhore”, ka thënë Kastrati në një intervistë për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zbuluar arsyeja pse Pep Guardiola vendosi kundër nënshkrimit të…