Kosova U18 shënon fitore të thellë, në gjysmëfinale takohet me Luksemburgun

16 gusht 2024 | 12:22

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll nuk ka lejuar befasi duke shënuar fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Kampionatit Evropian (B) në Prishtinë.

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, djemtë tanë triumfuan bindshëm, me rezultatin 44:27.

Me këtë fitore, Kosova U18 renditet e dyta në Grupin A me 4 pikë. Grupin e ka fituar Belgjika me 6 pikë.

Në gjysmëfinale, të shtunën nga ora 18:30, Kosova luan ndaj Luksemburgut, që e fitoi Grupin B. Belgjika e Gjeorgjia takohen nga ora 16:15.

Në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, cilësia ishte plotësisht në anën e djemve tanë. Dhe kjo u bë e qartë që në minutat e parë të ndeshjes. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 22:14 për Kosovën.

Në pjesën e dytë epërsia vetëm është rritur dhe në fund rezultati ishte 44:27.

Diolen Ajvazi u shpall më i miri i ndeshjes te Kosova. Ai shënoi tri gola. Granit Kadiri, Olsi Mulaj e Amar Muqolli i shënuan nga shtatë gola. Kontribut në fitore dhanë të gjithë lojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që…