Xhaketa që Bryanti veshi ndeshjen e fundit të NBA u shit për një shifër marramendëse

16 gusht 2024 | 12:40

Kanë kaluar më shumë se katër vite nga ajo ditë fatale kur Kobi Bryant, së bashku me vajzën e tij dhe miqtë e tjerë, humbën jetën në një aksident ajror në zonën e Kalifornisë. E vërteta është se sado vite të kalojnë, dashuria dhe adhurimi i sportdashësve ndaj “Mambas së Zezë” nuk do të “shuhet kurrë”. Shumë sende personale janë nxjerrë herë pas here në ankand, duke marrë çmime shumë të larta.

Pak ditë më parë, xhaketa e verdhë që Bryanti veshi në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, më 13 prill 2016, kur shënoi 60 pikë kundër Utah Jazz doli në shitje. Një koleksionist pagoi shumën prej 336 mijë dollarësh për të blerë këtë triko të verdhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Mustafa, ka bërë një postim…