Reus prezantohet te LA Galaxy

16 gusht 2024 | 13:18

Pasi u largua si legjendë nga Borussia Dortmund, Marco Reus ka zgjedhur të ndjekë “ëndrrën amerikane”.

Gjermani është zyrtarizuar te LA Galaxy, skuadër që militon në Major League Soccer, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

35-vjeçari transferohet si lojtar i lirë dhe firmos një kontratë 2-vjeçare apo e thënë ndryshe deri në qershor të vitit 2026.

Marco Reus ishte pjesë e Dortmundit që nga viti 2012, ku pavarësisht ofertave të shumta, ai zgjodhi të qëndronte besnik ndaj verdhezinjve për 12 vite. Reus shënoi 301 gola në 429 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet për klubin gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me…