Chelsea synon transferimin e Sanchos

16 gusht 2024 | 15:44

Chelsea vazhdon të jetë një nga klubet që ka shpenzuar më së shumti në merkato, përfshirë dhe këtë verë, me “Blutë” që kanë harxhuar deri tani 160 milionë paund.

Por duket se klubi nga Londra nuk ka ndërmend të ndalet, duke bërë gati ofertën dhe për një tjetër blerje.

Bëhet fjalë për sulmuesin anglez të Manchetser United, Jadon Sancho. 24-vjeçari prej kohësh nuk është në planet e Erik Ten Hag dhe kështu mund të nisë të kërkojë për një skuadër të re.

Një prej opsioneve është Chelsea, skuadër e cila ai është shprehur se ai ka qenë tifoz. Mediat bëjnë me dije se “Blutë” kanë ofruar dy lojtarë nga akademia dhe një shumë parash që United ta lërë të lirë anglezin, me ofertën që po shqyrtohet nga “Djajtë”.

Që pas transferimit të tij nga Dortmundi në Premier Ligë në verën e vitit 2021, Sancho ka dështuar të shkëlqejë, i cili në 83 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentët e FBI-së e kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e…