Suedia u ofron para emigrantëve që të largohen nga vendi

16 gusht 2024 | 16:17

Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin emigrantët që luftojnë për t’u integruar në shoqëri inkurajohen të largohen, sipas një propozimi të dorëzuar tek ministrja e Emigracionit, Maria Malmer Stenergaard.

E ashtuquajtura skema e “riatdhesimit vullnetar”, e vendosur aktualisht në Suedi, u ofron refugjatëve dhe emigrantëve një pagesë të vetme prej 10 000 korona suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5 000 për fëmijë, plus shpenzimet e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.

Megjithatë, komisioni hetimor rekomandoi zgjerimin e këtij programi për të përfshirë jo vetëm mbajtësit e lejeve të qëndrimit të përkohshëm ose të përhershëm, por edhe shtetasit suedezë të natyralizuar dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Raporti, i cili është paraqitur këtë javë, ka sugjeruar gjithashtu zbatimin e një kërkese ripagimi për ata që morën para, por nuk ishin larguar. Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë një propozim për të rritur shumën, për shkak të shqetësimeve se kjo mund të dërgojë “sinjal të gabuar” për emigrantët se ata “nuk janë të mirëpritur”. “Propozimi i hetimit tani do të analizohet në Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë ministrja e Migracionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët…