Krasniqi: A janë të marrë a të poshtër këta që po e akuzojnë opozitën se gjoja është kundër hapjes së urës?

16 gusht 2024 | 16:26

Poresori dhe analisti Milazim Krasniqi, ka kritikua eksponentët e pushtetit që po e kritikojnë opozitën për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ai ka vlerësuar se të tillët ose janë të marrë ose të poshtër.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se gjithkush e di se kush e ka mbyllur urën.

“Nuk po e kuptoj a janë të marrë a të poshtër këta që akuzojnë partitë opozitare se gjoja janë kundër hapjes së Urës së Ibrit. Me gjasë më shumë janë të poshtër se sa budallenj. Pse? Sepse ata e dinë që urën nuk e kanë mbyll shqiptarët. Ata e dinë që shqiptarët e kishin hapur në këtë minut. Ata e dinë se serbët e kanë mbyll urën. Ata e dinë se KFOR nuk lejon hapjen e njëanshme të saj. E kanë më lehtë të akuzojnë opozitën, sepse kanë filluar të frikësohen. Po duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është. Kjo pra është poshtërsi. Mesazhi im: nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin emigrantët…