Bajqinovci merret edhe Stanon: Qenka përkujdesur për qasje të balancuar

16 gusht 2024 | 16:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, serish është marrë me zëdhënësin e Bashkimit Evropian (BE), Petar Stano.

Ai ka pretenduar se zyrtari evropian e ka balancuar qëndrimin për Kosovën një ditë pasi BE-ja e ka kritikuar Serbinë për raporte të afërta me Rusinë.

Bajqinovci me ironi ka përgëzuar zëdhënësin e BE-së për trajtimin e barabartë të palëve.

“Një ditë pasi BE-ja e kritikoi pak Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, Stano qenka përkujdesur që të garantohet qasje e balancuar në mes palëve duke e kërcënuar sot Kosovën. Përgëzime për këtë trajtim të barabartë dhe korrekt”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare i Kanadasë, ka thënë se Ukraina…