“Drejt fitores me 9 shkurt 2025”, Haradinaj reagon pas shpalljes së datës së zgjedhjeve

16 gusht 2024 | 21:16

Pas shpalljes së 9 shkurtit si datë e zgjedhjeve parlamentare ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai nëpërmjet një mesazhi ku ka folur edhe në emër të partnerëve të tij të koalicionit ka thënë se po vjen koha e ndryshimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale!
Drejt fitores me 9 shkurt 2025!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare nga presidentja e…