Vrasja në dasmë në Ferizaj, i dyshuar një polic

16 gusht 2024 | 21:28

Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Hodaj ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë zyrtare.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarj4es”, ka deklaruar Hodaj për Reporteri.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare që jeton në Itali, Erjona Sulejmani, ka folur…