Haradinaj: S’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë

17 gusht 2024 | 01:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit dhe pozicionimit të tij.

Ai ka thënë se deklarimet se atë e pozicionojnë për këtë temë po vijnë nga njerëz të pushtetit.

Por, Haradinaj ka thënë se te ai s’kanë gjetur aleatë e as nuk do të gjejnë për ndarje.

Haradinaj në një postim në Facebook ka përmendur edhe rastin e shkëmbimit territorial.

“Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë “këndej ose andej ure”, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes! Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial. Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë. Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë. Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Debat Plus”, Haki Morina ka përmendur një listë…