TC-B, në prag të përfundimit të remontit të rregullt vjetorë të njësisë B-1

17 gusht 2024 | 09:20
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) tashmë ka filluar remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror.
Lidhur me këtë, z. Bekir Gërguri – Kryeshefi Ekzekutivë i KEK-ut, në vazhdën e mbikëqyrjeve të rregullta në divizionet/departamentet e korporatës, këtë javë së bashku me z. Ramadan Budakova, zv. KE-KEK dhe z. Remzi Topxhiu, DO-KEK, kanë inspektuar punimet në njësinë B-1 të TC Kosova B (TCB), që janë duke u realizuar bazuar në bilancin energjetik të aprovuar për remontin e rregullt vjetor të kësaj njësie.
Menaxhmenti i TCB-së, në krye me z. Jakup Pllana, DE-TCB dhe z. Skender Isufi, DO-TCB, kanë njoftuar për së afërmi z. Gërguri me bashkëpunëtorët, se remonti i rregullt vjetor (35 ditorë) i njësisë B1 ka filluar me datë: 15.07.2024, ata kanë bërë të ditur se me angazhimin e gjithë stafit të TCB-së, punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe janë zotuar se kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afatit të planifikuar. Tutje, menaxhmenti i TCB-së, ka theksuar se me datë: 28.08.2024 edhe njësia B2 do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor (35 ditorë).
Me këtë rast, z. Gërguri ka falënderuar menaxhmentin dhe të gjithë stafin e TCB-së, për përkushtimin dhe vullnetin e tyre që po rezulton të jenë fare pranë përfundimit të remontit të njësisë B1, duke inkurajuar ata që menjëherë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për para përgatitjet e fillimit të remontit në njësinë B2.
Tutje, z. Gërguri ka shtuar se me përfundimin e suksesshëm të remonteve të rregullta vjetore, ngritet edhe siguria e operimit të njësive prodhuese. Si rrjedhojë, prodhimi qëndrueshëm i njësive përveç interesit të KEK-ut, ka ndikim pozitive edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duhet të shihet edhe si interes i qytetarëve marrë parasysh tregun e pa balancuar energjetik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një snajper policie potencialisht shpëtoi jetë duke qëlluar pushkën e…