Suhareka e pret Dukagjinin në shtëpi

17 gusht 2024 | 10:01

Skuadra e promovuar në ligë këtë sezon, Suhareka do ta mirëpresë skuadrën e Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e parë të xhiros së dytë.

Ditën e nesërme në program do të jenë edhe dy ndeshje të tjera, Malisheva – Ferizaj dhe Feronikeli – Llapi.

Ndërkohë, xhiron e dytë do ta mbyllë dueli Gjilani – Ballkani që zhvillohet të hënën.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të shtyhet për një datë tjetër, pasi klubi gjilanas u kualifikua për në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro zhvillohen nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur shqiptar, Noizy është liruar nga paraburgimi në…