Kosova U18 në finalen e Evropianit

17 gusht 2024 | 23:32

Kombëtarja e Kosovës e grupmoshave U18 është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B) për hendbollistë që po mbahet në Prishtinë.

Të shtunën mbrëma në gjysmëfinale Dardanët e rinj fituan ndaj Luksemburgut me rezultatin e thellë, 33:20.

Për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të Evropianit B.

Kosova në finale do të ndeshet me Gjeorgjinë, ndeshje kjo që luhet të dielën. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik “Suhareka” e ka shijuar fitoren e parë në…