Adrola Dushi dhe Capital T publikojnë fotografi pranë njëri-tjetrit

18 gusht 2024 | 10:14

Për një kohë të gjatë, ka pasur spekulime për një lidhje mes Capital T dhe Adrola Dushi.

Tani, duket se dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më marrëdhënien e tyre, pasi kanë publikuar një fotografi të mrekullueshme së bashku.

Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Adrola ka ndarë një imazh ku shfaqet e lumtur në krah të këngëtarit Capital T, gjatë koncertit të tij “Time Capsule III”.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Kjo fotografi tregon çiftin duke u përqafuar me njëri-tjetrit në një moment të veçantë, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tyre është më serioze se kurrë.

Imazhi ka marrë një mori komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për këtë zhvillim.

Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëm fillimi i sezonit, por Fenerbahce tashmë ka marrë…