City e nis mbrojtjen e titullit kundër Chelseat

18 gusht 2024 | 10:38

Kampioni në fuqi i Premier League, Manchester City, mbrojtjen e titullit do ta nis sot.

Kundërshtari i parë do të jetë Chelsea.

Loja do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, me fillim nga ora 17:30.

“Blutë e Londrës” me disa përforcime dhe me trajnerin e ri, Enzo Maresca do të kërkojë ta kthejë namin që kishte para disa viteve.

Në dy sezonet e fundit, kjo skuadër kishte lënë shumë për të dëshiruar, duke mos bërë paraqitje të mira në ligë dhe gara evropiane.

Po sot, me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo në mes të Brentfordit dhe Crystal Palace.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 51 mijë vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë…