Zhduket një vajzë e mitur në Klinë

18 gusht 2024 | 11:43

Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Klinë.

Policia njofton se rastin e ka paraqitur babai i vajzës.

“Klinë 15.08.2024 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthye më”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Policia edhe gjatë ditëve të kaluara ka raportuar për disa raste ku janë zhdukur disa persona nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër të dënuar janë arratisur nga një spital në Bavari…