Deliu: E ardhmja e rajonit në NATO dhe në BE, garantuesi kryesor për paqe dhe stabilitet
Në Maqedoni sot po mbahet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”, se sot qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre do të vendosin për emrin e shtetit.
Sipas saj, e ardhmja e rajonit në NATO dhe në BE është garantuesi kryesor për paqe dhe stabilitet.
“Sot qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre do të vendosin për emrin e shtetit. Vota e sotme do të jetë edhe votë e cila konfirmon të ardhmen europiane të rajonit. E ardhmja e rajonit në NATO dhe në BE është garantuesi kryesor për paqe dhe stabilitet”, ka shkruar deputetja Deliu.