Vdes një grua pasi goditet nga rrufeja në Prevallë

18 gusht 2024 | 17:04

Një grua ka vdekur nga plagët e marra pasi u godit nga rrufeja mesditën e 18 gushtit në Prevallë të Prizrenit, konfirmuan nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për “Radion Evropa e Lirë” se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.

“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren.Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Nga Policia thanë se viktima, 64-vjeçare, ishte nga komuna e Ferizajt.

Prevalla është një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili është afërsisht 30 kilometra larg Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej…