Albin Berisha debuton me gol te Hansa Rostock, shënon në Kupën e Gjermanisë

18 gusht 2024 | 17:19

Albin Berisha e ka nisur për mrekulli aventurën në futbollin gjerman.

Sulmuesi kosovar ditë më parë kompletoi transferimin te Hansa Rostock në Bundesliga 3.

Qysh në debutim me klubin gjerman në Kupën e Gjermanisë, Berisha ka gjetur golin.

Ish-sulmuesi i Ballkanit ka shënuar ndaj Hertha Berlin për të barazuar rezultatin në 1-1.

Një start ëndrrash për yllin kosovar që ka filluar menjëherë të lë gjurmë në futbollin gjerman.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi helikopterë të KFOR-it po asistojnë në shuarjen e zjarreve…