‘E dyta në Evropë për zhvillim’, Kurti: Kosova destinacion lider për investitorët

18 gusht 2024 | 17:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar një raport të ri të “FDI Intelligence” nga “Financial Times”.

Ky raport, tregon se ” Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.

Kurti  ka thënë se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”. “Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Berisha e ka nisur për mrekulli aventurën në futbollin…