Rruga para Katedrales deri te BQK-ja do të shndërrohet në shesh, konfirmon komuna
30 shtator 2018
| 11:17
Rruga “Xhorxh Bush” dhe një pjesë e rrugës “Garibaldi” në kryeqytet sot po qëndrojnë të bllokuara.
Kjo rrugë do të jetë e bllokuar nga orën 06:00 deri në orën 24:00.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka konfirmuar për klankosova.tv, se kjo pjesë planifikohet që të shndërrohet në shesh.
“Në kuadër të këtij projekti është edhe vetëdijesimi i qytetareve lidhur me këtë çështje”, ka thënë Tahiri.
“Për këtë arsye është mbyllur sot nga ora 06:00 deri në ora 24:00. Plani është që kjo të përsëritet disa herë, edhe në fundjava të tjera, dhe brenda asaj hapësirë të zhvillohen aktivitete të ndryshme”.