Ukrainasit shembin një tjetër urë ruse

19 gusht 2024 | 08:39

Ukraina thotë se ka shkatërruar një urë të dytë strategjike brenda një jave ndërsa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë.

Ushtria ukrainase publikoi të dielën pamjet ajrore të goditjes në urë – raportohet të jetë mbi lumin Seym në Zvannoe, raporton BBC.

“Minus një urë më shumë”, postoi në rrjetet sociale komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Gjeneral Let Mykola Oleschuk.

Ukraina është gati dy javë në sulmin e saj më të madh në territorin rus që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, ka përditësuar…