Në vitet 2021-2023 institucionet kanë shpenzuar 30 milionë euro për derivate

19 gusht 2024 | 09:34

Për 3 vjet 30 milionë euro. Kaq kanë shpenzuar derivate të naftës veturat e institucioneve të Kosovës gjatë periudhës 2021-2023, periudhë kjo kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti kryeministër.

Ky i fundit për sa ka qenë në opozitë ka qenë kundër shpenzimeve të larta të zyrtarëve shtetëror me vetura zyrtare, duke e përsëritur deklaratën e famshme: “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, por me ardhjen e tij në pushtet gjërat kanë ndryshuar.

Sipas raportit vjetor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2021 institucionet e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë shpenzuar 7.62 milionë euro karburant për vetura.

Në vitin 2022 shpenzimet e tilla kishin shkuar në 11.34 milionë euro, përderisa në vitin 2023 kanë qenë 10.5 milionë euro. Gjithsej, gjatë periudhës 3 vjeçare (2021-2023) institucionet e Kosovës në karburant për vetura kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro, raporton Front Online, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor…