Muriqi: Realin e shihja vetëm nga televizori, tani arrita të shënoja kundër tyre

19 gusht 2024 | 10:41

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka arritur që t’i ndalë “mbretërit”, duke mundësuar kështu barazimin e rezultatit.

I pari gol i “piratit” për këtë sezon, dhe loja e tij fantastike, bënë atë lojtarin e ndeshjes mes Real Madridit e Mallorcas.

Në një prononcim për mediat, Muriqiështë shprehur se dikur Realin e shikonte vetëm nga televizori, por tani arriti t’iu shënonte gol.

“Real Madridi është ekip fantastik. Iu uroj atyre më të mirat. Dikur i shihja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë kam vetëm respekt për ta”,  ka thënë Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck, kanë…