Arrestohet një person për nxitje të urrejtjes në Pejë

19 gusht 2024 | 11:14

Një person është arrestuar për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”, në Gorazhdec të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtori Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ishte raportuar se me datën 12.08.2024 disa persona po këndonin këngë që thirrnin përçarje, po konsumonin alkool dhe thyenin shishe, por në momentin e arritjes së policies të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me datën 18.08.2024, ku më pas ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Steve Russell, oficer i amerikan i këmbësorisë, ka nisur dëshminë…