Pas 34 orësh not nga brigjet italiane, avokatja Eva Buzo prek tokën shqiptare mëngjesin e sotëm!

19 gusht 2024 | 11:22

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 34 orësh, dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vaki interesante ka ndodhur në Zvicër, ku babai i…