‘Miqtë e Amerikës’ festojnë ditëlindjen e 78-të të Bill Clintonit

19 gusht 2024 | 11:43

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Në kremtim, e pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza.

Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për çlirimin e Kosovës.

“Kjo është me tregu që populli i Kosovës është falënderues për veprimet që i kanë bërë ShBA-të me aletet për Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Clinton ishte ai që dha urdhrin për intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe shumë presidentë të tjerë. Po e respektojmë institucionin e Presidencës së Amerikës, kështu respektojmë edhe shtetin tonë”, është shprehur Rexhepi.

Ndërsa këngëtarja, Shkurte Fejza, e  ka quajtur ish-presidentin Clinton si mik të madh të shqiptarëve.

“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment që ma dhuruat. Emri i tij është gdhendur ne çdo zemre të shqiptarëve. Ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve qe ju gjete Kosovës në kohët më të vështira. Është ndër personalitet me të zgjuar që ka bota”, ka thënë Fejza, shkruan “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 34 orësh,…