Maresca tregon nëse dëshiron ta mbajë Sterlingun në Chelsea

19 gusht 2024 | 11:45

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka insistuar se dëshiron të mbajë Raheem Sterling në Stamford Bridge, por pranoi se skuadra e fryrë e Bluve ka të ngjarë të çojë në disa largime të padëshiruara.

Maresca, i cili e përshkroi Sterlingun si një “lojtar të rëndësishëm” për skuadrën në fazën përgatitore, mori vendimin befasues për ta lënë anësorin jashtë skuadrës së tij për ndeshjen hapëse të Premierligës të së dielës kundër Manchester Cityt.

“Unë dua Raheem Sterling, por dua të gjithë 30 lojtarët që kemi. Por atje nuk ka hapësirë ​​për të gjithë, kështu që për disa prej tyre duhet të largohen”, është shprehur Maresca, raporton “Onefootball.com”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar 78-vjetorin e lindjes së…