Mbrojtja e Veselit: Dëshmitari i sotëm do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shoh prokuroria dhe as mbrojtja

19 gusht 2024 | 12:15

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly,  ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin Steve Russell,  cili ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale, në rastin e liderëve të UÇK-së.

Sipas saj, ZPS-ja i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdorë disa dokumente që nuk mund t’i shoh as ata dhe as mbrojtja.

Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ajo ka thënë se ky njoftim që dëshmitari kishte me vete këto materiale iu njoftua mbrojtjes gjatë e-maileve në seancat përgatitore.

“Në e-mail thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepeshin  Prokurorisë dhe rrjedhimisht as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Sidoqoftë nuk është bërë e qartë kur, në çfarë momenti përmendën këto materiale. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin ë sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari”,  ka thënë O’Reilly.

Ajo ka thënë se është e padrejtë që të vijë një dëshmitar në Hagë me dokumente të reja, duke e vendosur mbrojtjen në një pozicion të vështirë.

“Gjithashtu na thanë që ai iu është referuar këtyre materialeve në tri pika konkrete. Tani ne nuk e kemi të qartë a i ka përdorur këto materiale gjatë gjithë seancës përgatitore dëshmitari dhe ne duam të dimë se kur mund t’i marrim dhe ne këto materiale dhe gjithashtu çfarë janë këto materiale. Ne e kuptojmë që nuk mund të na thoni hollësi, por të dimë vëllimin së paku në çfarë natyre kanë këto materiale sepse këto mbase mund t’i përdorim për kundërpytejet tona dhe nuk është normale që në momentin e fundit na thoni që dëshmitari do t’i përdor disa materiale që ne nuk mund t’i shohim. Na vendosin në një situatë të vështirë. Ky është një dëshmitar që ka qenë objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake dhe është një dëshmitar që nuk ka folur një herë, por ka folur dy herë dhe është e padrejtë që vjen tani dëshmitari në Hagë me dokumente të reja dhe na vendos në një pozicion kaq të vështirë”,  ka thënë ajo.

Më tutje, avokatja e Veselit, ka pasur një kërkesë për prokurorinë si dhe ka kërkuar mundësinë që ta rithrrasin dëshmitarin në rast se këto materiale janë më vlerë për mbrojtjen.

“Pra, ne duam të kuptojmë fillimisht nga Prokuroria nëse ata e dinë sipas rregullës 107, cili është vëllimi, kur mund t’i marrim këto materiale sepse tani e kemi të qartë që duhet të bëjmë një kërkesë lidhur me këto materiale dhe ne do të duam që të kemi një mundësi që ta rithrrasim këtë dëshmitar nëse këto materiale janë më vlerë për ne”, ka thënë ajo.

Ndërsa prokurori Matt Halling, ka thënë se të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka asnjë padrejtësi sa i takon kësaj çështje.

Sa i takon asaj që do të thotë dëshmitari, ai ka thënë se do ta kenë mundësinë që ta bëjnë sot pasi është ai dëshmitar që do të jetë në sallën e gjyqit.

Për këtë, kryegjyqtari Smith III, ka thënë se nëse gjatë kundër pyetjeve të mbrojtjes vlerësohet se është nevoja të rithirrët ky dëshmitar, trupi gjykues do ta rishqyrtoj këtë kërkesë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvis Gashi shpall te pavlefshme dëftesat e kl Vl -…