Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit me grupin që sulmuan në Banjskë

19 gusht 2024 | 12:33

Sulmi terrorist në Banjska ende nuk ka marrë një epilog, përkundër se institucionet e Kosovës kanë paraqitur fakte se shteti i Serbisë është i implikuar në këtë rast.

Analisti i sigurisë, Avni Islami në “Facebook” ka publikuar një fotografi ku ka bërë me dije se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.

“Në këtë foto, shihet djali i Aleksandër Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq. Fotografia është realizuar në ‘Bajova kula Beach Bar & Restaurant; në Mal të Zi. Sqarim në foto 1, 2 dhe 3: 1.Lazar Radenkoviq. 2. Danijel Djukiq (njeri nga personat më të afërt të M. Radoiçiq). 3. Marko Djukic (vëllai i Danijel Djukiq, i cili gjithashtu kujdeset për sigurime personale të familjes se M. Radoiçiq, respektivisht djalit të tij, Petar Radoiçiq)”, ka shkruar Islami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Ilkay Gundogan kërkon të rikthehet menjëherë te Manchester City.…