Albin Kurti udhëton drejt ShBA-së, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike

19 gusht 2024 | 15:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila zhvillohet në Çikago.

Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull: “Konventa Kombëtare Demokratike dhe roli i partive politike”.

Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI-së, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga presidentja e NDI-së, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI-së.

Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar DISNEY publikoi një intro për filmin artistik…