Zyrtare: Sparta Praga prezanton Albion Rrahmanin

19 gusht 2024 | 17:38

Sparta Praga me një video të bukur e ka prezantuar sulmuesin Albion Rrahmani.

Klubi çek pagoi 5 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar, derisa rreth 750 mijë prej tyre do të shkojnë te Ballkani, shkaku që kishin 15 për qind në karton.

Po vjen në shtëpi”, shkroi Sparta Praga në një video të publikuar, ku shihet Rrahmani me fanellën e tyre.

Ishte top golashënuesi në ligën kosovare, fitoi dy tituj me Ballkanin. Në ligën rumune zhvilloi 28 paraqitje, duke shënuar 18 gola dhe gjashtë asistime. Sezonin e kaluar zhvilloi pesë paraqitje për kombëtaren e Kosovës. Emri i tij është Albion Rrahmani dhe është transferimi ynë i ri”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kësisoj, Rrahmani do të bëhet sërish bashkëlojtar me Ermal Krasniqin, të cilin Sparta e transferoi muajin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar…