“Miqtë e Amerikës” mirënjohës ndaj kontributit të ish – presidentit Clinton

19 gusht 2024 | 21:25

Shoqata ‘’Miqtë e Amerikës’’, në shenjë respekti e mirënjohjeje, kremtoi datëlindjen e 78-të të ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Shoqata ‘’Miqtë e Amerikës’’, në shenjë respekti e mirënjohjeje, kremtoi datëlindjen e 78-të të ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Tortën po e prejnë, por protagonisti i ditëlindjes është në Amerikë.

Megjithatë, gëzimi për ish presidentin amerikan, Bill Clinton, njeriun që ia dha vulën lirisë së popullit të Kosovës është i madh.

Andaj, çdo 19 gusht, shënohet mirënjohja në ditën e lindjes së 78 vjeçarit.

“Populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar është falënderues për veprimet që i kanë bërë SHBA me aleatë, karshi interesave të Kosovës, mirëpo jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Presidenti Clinton ishte ai i cili dha urdhërin për intervenim dhe lejoi ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë”, tha Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës.

E në këtë event të mbajtur në Prishtinë mori pjesë edhe këngëtarja, Shkurte Fejza.

Ajo shprehu falënderimet ndaj ish-presidentit Bill Clinton për kontributin e dhënë ndaj vendit.

“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment të bukur që më ofruat. Emri i presidentit, Bill Clinton tani është gdhendur në çdo zemër shqiptari. Në çdo ditëlindje të shtetit tonë ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve që ka ndihmuar në momentet më të vështira të popullit tonë”, tha ajo.

Gjatë mandatit të tij, Clinton udhëhoqi një fushatë ajrore të NATO-s që kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik dhe rikthimin e paqes në rajon.

Më 24 mars 1999, ai shpalli fillimin e bombardimeve ndaj forcave serbe, duke theksuar se ky veprim ishte i nevojshëm për të mbrojtur civilët shqiptarë në Kosovë.
E në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në çlirimin e vendit, një bulevard në kryeqytet është emërtuar ‘’Bulevardi Bill Clinton.’’

Një statujë e tij është ngritur gjithashtu si simbol i respektit dhe falenderimit për ndihmën që ai ofroi gjatë kohës më kritike në Kosovë.

Bill Clinton shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili në një rrëfim në…