Daku në super formë, shënon sërish në Rusi (video)

20 gusht 2024 | 11:00

Mirlind Daku vazhdon të shënojë në Rusi. Sulmuesi shqiptar, ishte sërish protagonist për skuadrën e Rubin Kazan.

Daku i dhuroi fitoren me përmbysje skuadrës së tij, duke shënuar një gol në minutat e fundit ndaj Akron Togliatti.

26-vjeçari ishte vendimtar në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores për 2-1, për Rubin Kazan, që në fund mori 3 pikë të rëndësishme.

Sulmuesi kuqezi, konfirmon momentin e artë që po kalon, pasi në këtë fillim sezoni ka shënuar katër gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër…