Konventa e Demokratëve në Çikago, LDK-ja përfaqësohet nga Alush Gashi

20 gusht 2024 | 12:17

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se me delegim të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, Alush Gashi do ta përfaqësojë LDK-në në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të ShBA-ve.

Në njoftim thuhet se LDK-ja angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktorë kontributdhënës historik në kauzën e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris”, thuhet në njoftimin e LDK-së, tansmeton Klankosova.tv.

Në Konventën e Partisë Demokratike po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa osmani, është takuar me Ndihmës Sekretarin…