Gjini përforcon Ballkanin

20 gusht 2024 | 14:12

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka përforcuar fazën defanzive me një tjetër blerje të re. Suharekasit kanë siguruar shërbimet e Elmando Gjinit i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Teuta. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga vet klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Klubi i futbollit Teuta njofton arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Remitencat gjatë këtij viti kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin…