Ngjarja tronditëse në Tiranë, amerikani dyshohet se e mbante “të burgosur” në shtëpi gruan e tij nga Indonezia

20 gusht 2024 | 14:06

Dy shtetas të huaj u gjetën të vdekur dhe dy qentë e tyre të ngordhur mbrëmë në Tiranë.

Kjo sepse amerikani, Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet, dyshohet ka vrarë fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Siç raporton Top Channel çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja raportohet se rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

Në foton e publikuar duken pak edhe dy qentë e tyre, të cilët paraprakisht mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar marrëveshjet…