Osmani takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për hapjen e urës së Ibrit

20 gusht 2024 | 15:33

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në takim, presidentja Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Në këtë frymë, presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për…