Haradinaj: Marrëveshje Kosovë-Serbi të arrihet, por jo me lëvizje të kufijve

30 shtator 2018 | 14:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me t’u kthyer nga kjo vizitë, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka folur për takimet e zhvilluar me liderë botëror.

Ai ka treguar se në këto takime ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, formimin e ushtrisë, zhvillimet bilaterale me ShBA-në si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se gjatë qëndrimit në ShBA e ka bërë të qartë se marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të arrihet, por jo me lëvizje të kufijve.

“Takime kemi pasur shumë edhe me senatorë, kongresmenë. Mund të veçoj takimin në West Point dhe takimin në Pentagon nga sekretari i Mbrojtjes James Mattis. E kam siguruar gjeneralin që gjendja në Kosovë është stabile dhe e informova për transformimin e FSK-së në ushtri. Për dialog e kam informuar që marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të arrihet por jo me lëvizje të kufijve. Kosova e ka bekimin për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte Sassuolo përballet me Milanin në orën 20:45, në kuadër…