Vrasja që tronditi “Kodrën e Trimave”, çfarë dihet deri më tani

21 gusht 2024 | 08:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave.

Atje një grua dyshohet se e ka privuar nga jeta kunatin e saj, me të cilin raportohet se jotnin nën në kulm.

Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.

Por, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Personi që dyshohet se është vrarë nga kunata e tij në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është Xhevdet Millaku, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Gruaja e dyshuar për këtë vrasje është Nazmie Millaku. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ajo është vetëdorëzuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja e dyshuar dhe kunati, të cilin dyshohet se e vrau, jetonin në të njëjtin objekt, por që kishin hyrjet e ndara.

Policia ka njoftuar se rreth orës 19:20 ka marrë informatën për vrasjen dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një grua me inicialet N.M.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e partisë së majtë France insoumise (LFI) kanë kërcënuar…