Një bakter në gojën tonë mund të kurojë kancerin?

21 gusht 2024 | 08:28

Studiuesit në Guy’s dhe St Thomas’ dhe në King’s College London kanë bërë një zbulim të papritur: bakterin Fusobacterium, i cili zakonisht gjendet në gojë, mund të ketë potencialin për të ndihmuar në luftën kundër disa llojeve të kancerit. Sipas studimeve të reja, ky bakter ka treguar aftësinë për të luftuar disa tipe të kancerit të kokës dhe qafës, duke ofruar rezultate të përmirësuara për pacientët që e kanë këtë bakter brenda tumorit të tyre.

Dr. Miguel Reis Ferreira, autor kryesor i studimit dhe specialist për kanceret e kokës dhe qafës në Guy’s dhe St Thomas’, shpjegoi se bakteret e këtij lloji mund të ofrojnë një mbrojtje të papritur. Në kulturat laboratorike, Fusobacterium ka arritur të shkatërrojë qelizat kanceroze në një përqindje të konsiderueshme, duke ulur numrin e tyre me 70%-99% në disa raste.

Studiuesit kanë përdorur modele dhe kanë analizuar të dhënat e 155 pacientëve me kancer të kokës dhe qafës, dhe kanë zbuluar se ata që kishin Fusobacterium në tumorin e tyre kishin një probabilitet më të lartë për mbijetesë dhe një reduktim prej 65% të rrezikut të vdekjes krahasuar me ata që nuk e kishin këtë bakter.

Ky zbulim ka hapur mundësi të reja për trajtimin e kancerit të kokës dhe qafës, përfshirë kanceret e gojës, fytit, hundës dhe sinuseve. Ekspertët shpresojnë që ky studim të çojë në zhvillimin e trajtimeve më të avancuara për këto lloje të kancerit, pasi në 20 vitet e fundit nuk janë bërë përparime të mëdha në këtë fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Donald Trump bëri fushatë të martën në Miçigan duke…