Pushteti i Vuçiqit përndjek aktivistët në Serbi, BIA në aksion

21 gusht 2024 | 08:45

Arrestimi masiv i aktivistëve ne Serbi, nuk është thjesht frikësim i aktivistëve dhe qytetarëve, gjë që e kemi parë tashmë shumë herë – është një veprim i posaçëm “parandalues” i BIA-s dhe policisë, i cili fokusohet kryesisht në kontrollin fizik të banesës dhe konfiskimi i detyrueshëm i telefonave dhe kompjuterëve për të mbledhur të gjitha të dhënat dixhitale të aktivistëve dhe të njerëzve më të afërt të tyre, thotë politikani serb Gjorgje Miketiq.

Sipas të dhënave të shoqatave mjedisore, në muajin e fundit, rreth 40 aktivistë u arrestuan për kundërshtimin e minierave të litiumit, dhe siç pretendon Miketiq, ideja është që “të gjendet dhe të ruhet sa më shumë materiale ‘kompromentuese’, p.sh. fatura, foto, korrespondencë e të ngjashme për shantazhe në të ardhmen, kërcënime dhe diskreditim të aktivistëve, por edhe familjarëve dhe miqve të tyre”.

“Dihet se BIA përdor programe spiunazhi si Predator dhe Pegasus, me të cilat ata mund të nxjerrin pothuajse çdo të dhënë nga telefoni – mesazhe me tekst, foto, histori të shfletimit në internet”. Nuk ka asnjë informacion që mund të fshihet nga këto programe”, thekson Miketiq.

Politikani thekson gjithashtu se “Strukturat serbe të sigurisë janë bërë instrumenti kryesor politik i këtij regjimi represiv”.

“Në vend që të punojnë sipas ligjit dhe të kujdesen për sigurinë e të gjithëve ne, ata vendosën të punojnë kundër qytetarëve të tyre. Megjithatë, ata duhet ta dinë se asnjë shantazh nuk do të ndalojë numrin në rritje të njerëzve që ngrihen kundër shitjes dhe kolonizimit të Serbisë. Kjo betejë vendimtare për tokën, ajrin dhe ujin tonë është në thelb një betejë për liri nga ky regjim çnjerëzor”, ka shkruar Miketiq në rrjetet sociale.

Kujtojmë se të shtunën policia ka bastisur banesat e katër aktivistëve dhe anëtarëve të shoqatës “Eco straza” dhe janë kontrolluar nga anëtarë të Drejtorisë së Policisë Kriminale (UKP), njofton shoqata.

Siç thanë ata, anëtarët e UKP-së kishin urdhër bastisje të lëshuar nga prokurori publik dhe si bazë është përmendur vepra penale e rrëzimit me dhunë të rendit kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur është e nevojshme të lajmëroni se do të largoheni…