Haradinaj: Edhe unë kam qenë në veri në vazhdimësi, por pa media

30 shtator 2018 | 14:18

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur sot për vizitën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

“Është normale që ka ndodhur vizita. Është e arsyeshme që ka ndodhur, pra nuk është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, ka thënë në konferencën për medie pas kthimit nga Nju Jorku.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se liqeni i Ujmanit është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë. “Edhe presidenti është i të gjithëve, i gjithë vendit. Ai ka shkuar në veri dhe duhet të shkojë prapë, në çdo pjesë të vendit. Edhe veriu është Kosovë”, ka deklaruar ai.

Por, kryeministri duke folur për këtë vizitë, ka thumbuar presidentin.

“Është e paraparë që presidenti të zhvillojë vizita nëpër zona të ndryshme brenda vendit të vet. Edhe unë kam qenë në vazhdimësi në veri, por ma media”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni dalë nga “Facebook” gjatë natës, kjo është ndoshta…